BallinaAktualitetVENDIMI për policët: Ja shumat që do paguhen kur transferohen larg shtëpisë

VENDIMI për policët: Ja shumat që do paguhen kur transferohen larg shtëpisë

Këshilli i Ministrave ka njoftuar këtë të mërkurë vendimet e reja për efektivët e Policisë. Një ndër to është pagesa që do të marrin të gjithë efektivët e Policisë kur emërohen, transferohen në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimeve të tyre.

Ky është një problem që është ngritur shpesh nga vetë efektivët por dhe nga Sindikata e Policisë, pasi një numër i madh i tyre transferohen me shërbim jashtë vendbanimit. Në këto kushte, Qeveria shqiptare ka vendosur kompensojë efektivët në bazë të kilometrave.

Referuar vendimit nr.256 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, “Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi”, si më poshtë vijon

Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”
V E N D I M

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.256, DATË 25.3.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KOMPENSIMIN PËR PRIVACIONET DHE HUMBJET QË I SHKAKTOHEN PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, PËR SHKAK TË NEVOJAVE TË PUNËS DHE TË SHËRBIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronjat “b” e “ç”, e 2, të nenit 67, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.”.

2. Kudo në tekstin e vendimit, fjala “… transferuar …” zëvendësohet me fjalët “… emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme …”.

3. Pika 13 shfuqizohet.
II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022.

III. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular