BallinaPolitike“Kryeministrin nuk e shqetësoj…”, çudit deputetja Bozo: Me Ramën jam takuar vetëm...

“Kryeministrin nuk e shqetësoj…”, çudit deputetja Bozo: Me Ramën jam takuar vetëm 1 herë

Deputetja Luljeta Bozo ka treguar se me kryeministrin Edi Rama ka pasur vetëm një takim pune, atë në periudhën post-tërmetit, kur ai i kërkoi këshilla për mënyrën sesi duhet të vepronte me katastrofën.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen nga detyra pasi është votuar masivisht nga qytetarët dhe punon për t’ia shpërblyer atyre besimin.

Marrëdhëniet i kam të mira me të gjithë. Me kryeministrin Rama jam takuar vetëm njëherë kur më kërkoi për tërmetin dhe nja dy herë në këto takimet festive

Shiko ka një defekt këtu te neve. Se gjithmonë është Uni, njishi që ka ngelur nga ajo koha e shkuar dhe nuk e di kur do e heqim këtë. S’duhet të shkojë çdo gjë te kryeministri, te Njëshi. Unë nëse kam një problem në lidhje me arsimin do shkoj të ministrja Kushi përshembull dhe ta diskutoj me të. Unë kam bërë takim me disa ministra si i Infrastrukturës etj… se ata do ta zgjidhin në fund të fundit. Kryeministrin duhet ta shqetësosh kur është një problem që nuk është zgjidhur asgjëkundi. Dhe s’jam njeri që dua të bezdis kot. Shkoj vetëm kur kam ndonjë problem që mendoj se e zgjidh vetëm ai”, tha Bozo gjatë një interviste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular