BallinaKronikeE rëndë në Delvinë/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

E rëndë në Delvinë/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një efektiv policie është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Policia ka njoftuar se një 54-vjeçar, i cili ishte me detyre detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë, dyshohet të jetë vetëvrarë me armën e shërbimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular