BallinaKryesoreIgli Tare drejt largimit nga Lacio? Ish-fituesit e Kupës UEFA i bëjnë...

Igli Tare drejt largimit nga Lacio? Ish-fituesit e Kupës UEFA i bëjnë ofertë drejtuesit shqiptar

 Situata e Igli Tares te Lacio ka vënë në lëvizje të gjithë klubet e tjera që duan të përfitojnë nga kjo situatë dhe të rrëmbejnë drejtuesin e suksesshëm shqiptar nga kryeqyteti. Edhe pse Lacio ka përgënjeshtruar lajmet që mendon largimin e Tarës, klube të tjera kanë nisur kontaktet me të, duke bërë edhe oferta zyrtare.

I pari ka qenë klubi i Parmës i cili aktualisht gjendet në Serinë B, por shpreson në kthimin e shpejtë në elitë nën drejtimin e pronarëve amerikanë të cilët janë gati të bëjnë investime të rëndësishme. Dy herë fituesit e Kupës UEFA në vitet ‘90, kur fituan edhe Kupën e Kupave si dhe Superkupën e Europës, duan që t’u kthehen viteve të lavdishme dhe për një projekt ambicioz, duan persona të suksesshëm në drejtim.

Sipas ”SportItalia”, kjo ka shtyrë drejtuesit amerikanë që të kontaktojnë Taren dhe t’i ofrojnë atij mundësinë që të bëhet pjesë e bordit drejtues të klubit me detyrën për të ndërtuar skuadrën e të ardhmes. Atij i është ofruar një rrogë prej 800 mijë eurosh në sezon për dy vitet e ardhshme, ndërsa pritet ende një përgjigje nga drejtuesi shqiptar i cili ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me Lacion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular