Intervistë me DALINA HYSALIU, studente e ekselencës, të shkollës së mesme të përgjithëshme “Ismail Qemali”. Katër 10- ta në provimet e maturës.
“PËRQËNDRIMI DHE MOTIVIMI ÇELSI I SUKSESIT…”
Nga NEXHBEDIN BASHA
GAZETAR DHE POET
Ka pak ditë që kanë përfunduar ceremonitë e diplomimit të shkollave të mesme në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe pritet aplikimi për degët e preferuara. Ishte rastësore ku mësova se një vajzë e quajtur Dalina Hysaliu, të një familje të shtresës së mesme, me banim në Sauk, Tiranë, në provimet e maturës arriti të sigurojë 4 dhjeta në lëndët anglisht, gjuhë shqipe, matematikë dhe shkencat shoqërore.
Dalina kreu studimet e shkollës së mesme në gjimnazin “Ismail Qemali” për 3 vjet dhe ndjehet shumë e lumtur për rezultatet e arritura. Në intervistën e bërë enkas për të, mësojmë se në thellësitë e shpirtit të saj fshihet dija, motivimi dhe këmbëngulja për të arritur të pa arritshmen; ambicia për t’u bërë dikush në jetë.
Në pasionet dhe hobet e saj janë të kultivuar edhe dashuria për sportin, e cila, njeh me themel atë disiplinë, dhe është një tifoze e çmendur e Barcelonës. Po ashtu ka pasion pikturën, e pëlqen dhe lexon librin, për të cilën tërheq vëmendjen se duhet të zgjohet më shumë leximi i tij, pa anashkaluar shfrytëzimin e teknologjisë e informacionit, internetin, rrjetet sociale, të gjitha këto, thotë Dalina, në funksion të dijes, zhvillimit dhe arsimimit.
Një tjetër pasion është edhe moda, jam adhuruese e madhe e veshjeve dhe përpiqem të ndjek gjithmon trendet e fundit.
Më poshtë do të lexoni të plotë intetvisten e kësaj vajze të talentuar dhe ekselencës.
Pyetje 1: Dalina, ju sapo përfunduat shkollën e mesme të përgjithshme gjimnaz. Çfar mund të na thoni tani që rezultatet janë çertifikuar?
Përgjigje 1: Sapo mbarova gjimnazin dhe do ta quaja si një nga periudhat më të bukura të jetës time. Sa për pjesën e rezultateve mund them se jam goxha e kënaqur. Modestisht them se në provimet e maturës arrita 4 dhjeta, në anglisht, matematikë, gjuhë ĺetërsi dhe lëndët me zgjedhje. Jo për mburrje, por arrita objektivin që i kisha vënë vetes.
Pyetje 2: Në provimet e maturës ju keni siguruar 4 dhjeta. Cilat janë pikat tuaja të forta?
Përgjigje 2. Përqëndrimi është një pikë e imja e fortë, nëse përqëndrohem në diçka motivohem për ta çuar deri në fund dhe kjo me sa duket funksionon për t’ia dalë me sukses. Ndaj dhe arrita rezultatin e kërkuar.
Pyetja 3: Ju keni marr 10-të edhe në lëndën e anglishtes, ç’përbën për ju kjo? A mjafton vetëm gjuha angleze?
Përgjigje 3: Mund të konsiderohet e lehtë në ditët e sotme të marrësh notën 10-të në provim të anglishtes, por kjo s’do të thotë që ndodh gjithmon kështu. Duhet të mësosh, ta praktikosh dhe ta duash në fund të fundit lëndën e anglishtes në rastin konkret dhe të gjuhëve të tjera të huaja në përgjithësi.
Pyetja 4: Cilat janë lëndët e tua të preferuara dhe a mendoni se do ndikojnë në zgjedhjen e degës për shkollën e lartë?
Përgjigja 4. Më pëlqejnë lëndët që prekin profilin shoqëror dhe mendoj se ndikon shumë në zgjedhjen që ti bën në të ardhmen. Aty kupton se ku ndihesh më mirë dhe çfare don në të vërtetë.
Pyetje 5: Ju thatë profilin shoqëror, a mund të qartësoni ku jeni e fokusuar konkretisht?
Përgjigje 5: Shkolla e lartë ofron shumë degë dhe kur ke rezultate të larta vihesh në vështirësi në përzgjedhje. Do përmendja disa degë si më të preferuarat ; menaxhim biznes, shkencat juridike, mjekësi e përgjithëshme, gazetari, etj, etj.
Pyetja 6: Ju sapo zhvilluat festën e maturës, për çfar do ju vinte keq më shumë?
Përgjigja 6: Nuk do thoja do më vinte keq, por do kujtoja gjithçka në maturimin tiim, se ja vlejti e gjithë koha e shpenzuar në atë shkollë , do më vinte keq për ndarrjen me shoqërinë, mësuesit, për ditët e bukura që kemi përjetuar, kur shkoja me dëshirë në shkollë, por edhe për ekskursionet në vende turistike etj. Rëndësi ka që do mbetet një rrugëtim me një fund të lumtur.
Pyetja 7: Cilat kanë qenë dobësitë e tuaja gjatë shkollës?
Përgjigje 7: Dobësi jo, por do ta quaja një merak të madh që kisha për çdo orë mësimore. Nuk më pëlqen ti le gjërat në dorë të fatit dhe dua të jem e sigurt gjithmon për çdo gjë dhe kjo mundësonte përgatitjen time paraprake në lidhje me mësimet e ditës apo edhe ato pasardhëse.
Pyetje 8: Për çfar jeni e interesuar të vazhdoni studimet?
Përgjigje 8: Nuk e di. Duket si kohë e gjatë për të menduar për këtë pjesë dhe e le për në fund, por tani që koha ka ardhur jam vërtete shumë e turbullt.
Pyetje 9: Cili është hobi juaj?
Përgjigj 9: Më pëlqen të merrem me sport. Kam pasion të luaj volejbollin dhe basketbollin. Pastaj vjen futbolli ku është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha. Jam një tifoze e “çmendur” e Barcelonës, por perveç kësaj jam shumë e informuar nga e gjithë bota e futbollit.
Pyetje 10: Po ndonjë pasion tjetër?
Përgjigje 10: Më pëlqen të pikturoj, nuk jam perfekte por më pëlqen të eksperimentoj. Një tjetër pasion është edhe moda, jam adhuruese e madhe e veshjeve dhe përpiqem të ndjek gjithmon trendet e fundit
Pyetja 11: Kujt ja dedikoni rezultatet e arritura?
Përgjigja 11. Ja dedikoj pikë së pari vetes time se kam punuar e jam lodhur për to, e më pas sigurisht familjes time, prindërve të mi sepse e di që ato jane krenarë me mua, të cilët kanë investuar për shkollimin tim dhe ja ku unë jua shpërbleva duke arritur rezultate të larta në mësime.
Pyetja 12: Në cilën shkollë keni studiuar dhe ç’përshtypje të kanë bërë këto vite arsimimi?
Përgjigje 12: Unë kam studjuar në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe pa frikë them se eshte gjimnazi më i mirë që ka Shqiperia. Aty gjen gjithçka: shoqëri, mësues të mirë, ambjenti që të bën të ndihesh në vendin tënd të komfortit etj. 3 vite të ndryshëm nga njeri tjetri, por që më kanë rritur shumë si individ.
Pyetje 13: Cili është profesioni që ju ëndërroni?
Përgjigje 13. Për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë, por një gjë është e sigurt, dua të bëhem një shembull i mirë për të gjithë brezin e ri që të mos emigrojë jashtë atdheut, por të ndërtojë jetën në vendin e vet, në Shqipërinë e bukur, bukuri që ja ka falë zoti dhe natyra.
Për momentin fokusi im është vetëm te shkolla e lartë, realizimi i ëndrës time në degën e preferuar dhe të perspektivës, të nis mbarë vitin e ri shkollor dhe të mbaj rritmin e rezultateve të fituar në gjimnaz, bile të arrijë rezultate dhe më të larta. Pastaj të shohim se çfar sjell jeta.
Pyetje 14: Përshkruajeni veten tuaj?
Përgjigja 14: Jam një njeri shumë i përzier mund të them. Jam shumë e dashur, e mirë, dua që të transmetojë tek të tjerët vetëm pozitivitet dhe lumturi. Nga ana tjetër jam edhe shumë nevrike, shpesh gjaknxehtë dhe shumë e padurueshme për gjerat që dua t’i arrij. E rëndesishme është që jam shumë e përmbajtur dhe gjithmon i mendoj gjërat që bëj ose them.
Pyetje 15: Cili është website juaj i preferuar?
Përgjigje 15: Preferoj dhe përdor shumë googelin. Është shumë i thjeshtë për t’u përdorur dhe gjen çdo gjë që dëshiron.
Pyetje 16: A lexohet dhe blihet libri nga nxënësit. Ju e pëlqeni leximin?
Përgjigje 16: Nuk mendoj se në ditët e sotme nxënesit e kanë si pike kyçe librin ose blerjen e tij. Teknologjia ka avancuar dhe në ditët e sotme mund të lexosh një libër dhe nëpërmjet një paisje elektronike. Pavaresisht kësaj mendoj se libri është një opsion i dytë në vitet e fundi për fat të keq. Personalisht i preferoj librat i blej dhe lexoj shumë. Kohet e fundit i kam lënë pas dore për shkak dhe të provimeve dhe angazhimeve të tjera.
Pyetje 17: A jeni aktiv në rrjetet sociale dhe cili është më i preferuar, si e shfrytëzoni atë dhe pse?
Përgjigje 17: Jam aktive deri diku. Më pëlqejnë dhe mendoj se japin një lloj efekti pozitiv tek njerëzit. Une përdor instagramin më së shumti, për një far kohe e përdorja thjeshte për kënaqesi, por kohët e fundit e mendoj seriozisht edhe për efekte pune sepse në kohët e fundit po kthehet në një biznes fitimprurës me shumë të ardhura.
Pyetje 18: Çfarë ju vë në siklet?
Përgjigje 18: Jam një person që vendosem shpejt në siklet më së shumti kur më pyesin për gjëra personale të cilat nuk dua t’i ndaj me të tjerët ose kur më venë në dukje një detaj ose diçka tjetër rreth meje.
Pyetje 19: A keni ndonjë merak dhe për çfar nuk ju kam pyetur?
Përgjigje 19: Mendoj se për një person të moshës time keto janë pyetjet të cilat përmbledhin çdo gjë. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi që më dhuruat.
Ju faleminderit! Ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të dijes.