BallinaAktualitetVIDEO/I vetëm dhe me çantë shpine, Ilir Beqja merret në pyetje në...

VIDEO/I vetëm dhe me çantë shpine, Ilir Beqja merret në pyetje në SPAK, zbulohet arsyeja

Me çantë shpine, i pa shoqëruar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPA

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

 

 

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular