BallinaKryesoreDhurata Çupi: Pushteti kërkon shkrirjen e Shoqatës së Bashkive dhe shuarjen e...

Dhurata Çupi: Pushteti kërkon shkrirjen e Shoqatës së Bashkive dhe shuarjen e çdo zëri publik në qeverisjen lokale

Nga Dhurata Çupi

Pushteti kërkon shkrirjen e Shoqatës së Bashkive dhe shuarjen e çdo zëri publik në qeverisjen lokale
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka qenë një oponente kontruktive në çështjet vendore, një zë i i respektuar, i pranueshëm nga publiku, por edhe aktorë e faktorë të tjerë.
Ajo mbart mbi supet e saj një histori të gjatë pune dhe aktivitetesh për mirëqeverisjen lokale, të reformuar dhe moderne mbi bazën e parimeve dhe rregullave demokratike.
Një numër i madh bashkish, të zgjedhurish dhe administratë vendore—që nga themelimi i saj deri më sot—kanë qenë pjesë e këtij rrjeti dhe kanë përfituar nga shërbimet e saj.
Shqipëria nuk e ka luksin të largojë profesionistë dhe të mbyllë organizata të shoqërisë civile të pasura me ekspertizë në çështjet vendore.
Por, pse kërkohet mbyllja e kësaj shoqate dhe pse tani? Pse harxhohen kaq energji për të mbyllur një organizatë të shoqërisë civile, për të cilën ka vetëm vlerësime pozitive nga të gjithë agjencitë dhe partnerët brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë investuar për zhvillimin e saj.
Ka vetëm një arsye: pushteti i shfrenuar dhe mendësia e vogël e pushtetarëve të korruptuar kërkojnë të mbyllin të vetmin zë kritik ndaj reformave të ndërmarra në pushtetin vendor.
Mania për të kapur edhe “kështjellën” e fundit sa do e vogël qoftë—siç është Shoqata e Bashkive—është kthyer në patologji të pushtetit.
Kjo mënyrë e të vepruarit nën hilen e “bashkimit vullnetar” është një farsë që kërkon të fshehë dëshirën për hakmarrje ndaj të vetmit zë kritik të mbetur.
Partia Demokratike kundërshton me forcë këtë përpjekje të qeverisë për të kapur dhe zaptuar çdo hapësirë lirie që ekziston në vend.
Iu bëjmë thirrje partnerëve dhe donatorëve ndërkombëtarë që kanë kontribuar prej vitesh në rritjen dhe konsolidimin e shoqatës që të reagojnë me forcë ndaj kësaj përpjekje për kapjen e Shoqatës së Bashkive, nëpërmjet shkrirjes me Shoqatën për Autonominë Vendore.
Shoqatat e pushtetit vendor duhet t’u shërbejnë qytetarëve, përmirësimit të shërbimeve ndaj tyre dhe konsolidimit të demokracisë vendore. Shkrirja e Shoqatës së Bashkive shënon kapjen totale të pushtetit vendor nga qeveria qëndrore duke i dhënë fund çdo zëri kritik, publik dhe institucional ndaj masakrës së pushtetit vendor që instaloi Edi Rama me reformën territoriale të vitit 2014.
Partia Demokratike mbetet e angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve një reformë territoriale që e kthen qeverisjen lokale në shërbim të tyre.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular