BallinaAktualitetVIDEO/ Dy politikanë serbë rrihen për Kosovën në mes të qytetit

VIDEO/ Dy politikanë serbë rrihen për Kosovën në mes të qytetit

Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, janë rrahur në mes të qytetit. Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa qytetarët kanë mbetur të shokuar nga ky moment.

Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, ata u përleshën fizikisht për shkak të mospajtimit rreth çështjes së Kosovës.

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa në fund një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular