BallinaAktualitet“Një 5-vjeçare me kaçurrela të arta u....”/Gazetarja e ndodhur në vendngjarje rrëfen...

“Një 5-vjeçare me kaçurrela të arta u….”/Gazetarja e ndodhur në vendngjarje rrëfen tmerrin: Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi…

Gazetarja Esmeralda Keta ka përjetuar nga afër ngjarjen e rëndë ku një 7-vjeçare humbi jetën në Himarë pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në një postim në Facebook, Keta ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar pasditen e sotme, teksa thotë se pasi vogëlushja u godit, askush nuk guxoi që të shkonte ta nxirrte nga deti.

“Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj” – shkruan ndër të tjera gazetarja.

Keta ka evidentuar edhe faktin se në vendin ku ndodhi ngjarja, kishte kordon sigurie për mjetet e lundrimit, por ajo shtron pyetjen nëse janë me licencë këto kordone.

Postimi i Esmeralda Ketës:

Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin ne det, një 5-vjecare e bukur, me kacurrela te arta, u masakrua nga një skaf…Per te kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton tu them se asnje prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një hollandez qe punonte tek ndihma e shpejte pati kurajon te mblidhte trupin e vogelushes….

Familja me origjinë nga Tropoja por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam per te kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi.

Kush e ka fajin?

Nê vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie per mjetet e lundrimit, por te gjithe ne kemi nevoje te dime a jane me licencë këto kordone? Nese po, a jane ato konform ligjit? Qe do te thote te jene te taposura, te jete i lire kordoni dhe te mos vendosen cadra ne vendin qe i korespondon kordonit, te kete njerez qe ndihmojne dhe udhezojne mjetet qe dalin ne breg, por edhe qe nuk i lejojne pushuesit te lahen brenda tij.. n

Nese nuk i plotesojne keto kushte atehere, ata qe e kane per detyre ta monitorojne duhet te mbajne pergjegjesi.

Duke pare se sa shume kordone te tilla ka pergjate vijes bregdetare duhet te marre fund mania qe cdo lokal te kete dalje ne det…

Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular