BallinaKryesoreOferta e Ramës, vrasësi te porta

Oferta e Ramës, vrasësi te porta

Nga Basir Çollaku

Vrasja e të miturës 7-vjeçare dje në Potam, nga një skaf i drejtuar prej Arjan Tases, një oficeri, ish-shefi i policisë së Himarës, nën hijet e drogës, arrogancës, krimit, është ekstremi i regjimit. Në këtë vend, nën qeverisjen e Edi Ramës dhe ortakëve të tij, bandave kriminale, mafies, je gjithkund i pasigurtë për jetën, punën, familjen, pronën. Reagimi opinionit publik ishte masakrues ndaj përgjegjësve të ngjarjes, pa kursyer qeverinë dhe kreun e saj.. Dy prindër kthyer nga Anglia për pushime në vendlindje, humbën dritën e syve, më të shtrenjtën e jetëve të tyre, jetën e vajzës. Një sarhosh i dalldisur nga pushteti, si qindra të tjerë, pjellë e regjimit, u mori gjithçka kishin dhe kanë. Në pikun e trishtimit të çdo familje vjen qëndrimi kanibal i kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në një postim cicërimash në tuitter, ai shkruante se: “Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atryre që urojnë e presinj veç fatkeqësi, për të usdhqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë” Një mendjeprishur mund trë flasë kësisoji, jo një prind, një qeveritar, një kryeminsitër. Ramës, nuk ja krijoi këtë model kriminal rreth vetes, as kundërshtarët, as opozitarët, as votuesit e paditur. Jo, e themeloi vetë në çdo qelizë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, natyrisht nën regjinë e shefit të tij, u përpoq të ushqejë me lajme marrëzie reagimin institucional. Zotëria pasardhës i Ard Veliut ka ndryshe vetëm mjekrën. Ai vetë është një nga të rikthyerit në sistemin pas një përjashtimi, nën akuzat e një vepre penale, për papërshtatshmëri lidhjeje me persona të botës së trafikut. Pamaturisht shkarkoi drejtues policie të Drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë, ato të kufirit, një numër të madh oficerësh, të cilët ende janë jashtë rezultatit të hetimit. Së pari një hetimi të brendshëm, e në vijim atë Prokurorisë. Për të mbërritur në versionin zyrtar të akuzës dhe më pas gjykatës, se cila ishte përgjegjësia ligjore e kujtdo në detyrën e marrë përsipër. Pa e tepruar, njëherësh as harruar, ata janë në ekipin e përgjegjësisë, por dje u përdorën për të ushqyer zemërimin e njerëzve, opinionit publik, fajësimin e padrejtë e të paligjshëm të eprorëve, ndonëse mes tyre ka mjaft të ndëshkuar të pafajshëm. Dje, i zgjuari i madh në polici, bëri një veprim idiot, nuk është hera e parë, e sjellje budallai, natyrisht nën efektet e urdhërit kryeministror. Vrau disa karriera kolegësh, për të nxjerrë nga halli vetën dhe shefin e tij në krye të qeverisë. Ai nuk shemb dot sistemin, brenda të cilit miklohet dhe merret me 10 apo 15 karrike policësh.
Tragjikisht oferta e Edi Ramës në këto nëntë vite, mot pas moti, është shndërruar:
Vrasësi te porta
Përse Rama e quan kafshëror, çdo reagim të papëerputhshëm me qëndrimin e sjelljen e tij çmendurake? Sepse ka kafshëruar, nxjerrë jashtë sjelljes njerëzore, pushtetin, shtetin, ligjin, drejtësinë, ekonominë, gjithçka prek me duar. Ka mbytyr njerëzoren. Policia ka kusure të shumta në 10 vitet e fundit. Sepse drejtuesit e saj, nisur nga ministrat, ku spikatën Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa, janë pjesë e skemës së ortakërisë kriminale. Drejtorë policie nëpër qarqe, zyrtarë të rëndësishëm policie në komisariate, Drejtori të Pergjithshme, Ministri të Brendshme, Shërbimin e Çështjeve të Brendshme të Ankesave, u bënë menaxherë parcelash hashashi, garantues të ngarkesave të heroinës, kokainës, të cilat vetëm shtohen në raste dhe peshë. Ne vitin 2016, publikova foton e një skafi trafikantësh drogë, në molin e policisë së Vlorës. Skaf më i madh, më i shpejtë, e më modern në çdo parametër, se ato të rendit. Ishte foto e bërë nga italianëte Guardias, se aparatet tona policore nuk shkrepnin kollaj. Ishte skaf ngjitur me ato të poilicisë dhe ata që e donin shkonin e merrnin e mbushnin me ngarkesat e drogës, mbaronin punët e tyre të paligjshme dhe më pas e kthenin mjetin në parkimin policor. Askush nuk e trazoi. Gjatë viteve u shtuan policë, shefa police miqësorë me skafe të tillë, e pronarët e tyre. Kujtojmë drejtorin e Vlorës Jaeld Çela, shefin Gjergj Kohila, drejtorin e postës Sokol Bode, e mjaft të tjerë. 120 oficerë drejtues policie u denoncuan në prokurori për lidhje me organizatat kriminale të trafikut të narkotuikëve. Në raport me ekipin drejtues të policisë është një shifër e frikshme. Kështu vrasësit, mafiozët, e kishin kollaj të merrnin çdo informacion, përgjim, për ata oficerë të ndershëm. Nisën të vriteshin policë, kanoseshin e largoheshin nga Shqiperia, rmjaft të tjerë. Koha për të vrarë zëvëndësoi kohën për të ndëshkuar keqbërësit. Kjo skemë u shtri në të gjithë sistemin. Paratë dhe prona publike u bënë shenjestra e këtyre vrasësve me zyra publike të përbashkëta me krerë bandash. Dosjet vetëm shtoheshin në SPAK. Ministrat vetëm dalldisnin njëlloj dhe kryebashkiakët. Inceneratorët gjysëm miliardë euro ishte vrasja më e madhe e financave publike, me përfshirje të Kryeminsitrit, ministrave, baskiakëve fatkeqësisht e pandëshkuar. Droga ka nisur të trafikohet me tonelata por policia e merr vesh pasi porositësit e grabisin ditën për diell në porte apo aeroporte. Shëndetësia, arsimi, tatimet, doganat, investimet, u bënë gjithnjë e më të pakta, gjithmonë e më të grabitura, përherë e më tepër vrasëse për përditshmërinë tonë. Shqiptarët nisën eksopdin biblik, si mundësi shpëtimi. Pamundësite dhe krimi i lanë pa zgjidhje alternative dhe nguruan të revoltohen në masën e duhur. Shqipëria është ëbrë vend pa rini, i plakur në kohë rrufe, i tejthinjur, i bangladeshosur. Shtohen përditë fqinjët e huaj, dëgjonë nëpër rrugë më pak shqip vit pas viti. E ardhmja vritet ditë pas dite. Kjo duhet ndaluar me çdo mjet, e me çdo kusht. Madje edhe me mjete jodemokratike.Detyrimisht. Quhet vetëmbrojtje kombi dhe kështu nuk fajësohet askush në përpjekjen për ta ndaluar. Nëse nuk heqim qafe vrasësin te porta, nuk kemi bërë asgjë. Thjesht kemi shënuar emrat tanë, të fëmijëve tanë, familjeve tona, në listën e të ekzekutuarve të rradhës.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular