BallinaBotaPartia e presidentit dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Abazoviç: Ata që...

Partia e presidentit dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Abazoviç: Ata që filluan procedurën nuk do të mbijetojnë politikisht

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha sot në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të para të qeverisë se nuk e di nëse qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por se e di se politikisht ata që iniciuan procedurën për votimin e mocionit të mosbesimit nuk do t’i mbijetojnë.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisën atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo më 19 gusht, në zgjedhje apo në zgjedhjet lokale në Podgoricë, një pjesë e atyre strukturave me siguri nuk do të mbijetojnë”, ka thënë Abazoviç.

Ai shtoi se dyshon se ata që duan ta zëvendësojnë Qeverinë kanë 41 vota në Parlament.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular