Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme në protestë pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta nis në orën 19:00. Tubimi është mbështetur dhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Minitrave Bledi ÇUçi dhe Mirela Kumbaro pas ngjarjes së rëndë.