BallinaKronikeEMRI/10-vjeçari u qëllua aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET e ngjarjes...

EMRI/10-vjeçari u qëllua aksidentalisht me armë nga xhaxhai, dalin DETAJET e ngjarjes tragjike në Shkodër

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 10-vjeçar humbi jetën.

Sipas Policisë bëhet me dije se i mituri është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga xhaxhai i tij i identifikuar si Vlash Jakaj, ndërsa ky i fundit ka qenë duke pastruar armën. Për pasojë nipi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që mori.

Xhaxhai i 10-vjeçarit është dëmtuar në dorë nga arma e gjahut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Postimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezilit për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular