BallinaAktualitet“14 burra u vranë, 12 u dënuan me burg”/ Alibeaj kujton 73-vjetorin...

“14 burra u vranë, 12 u dënuan me burg”/ Alibeaj kujton 73-vjetorin e masakrës në Mirditë: Shënoi fillimin e persekutimit masiv nga regjimi komunist

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka kujtuar sot, 73-vjetorin e masakrës së Qafës së Valmirit në Mirditë.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shkruan se më 17 gusht të vitit 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës duke pushkatuar 10 burra dhe 4 duke i varur në litar, ndërsa 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata.

Sipas Alibeajt, kjo do të shënonte vetëm fillimin e një persekutimi masiv të Mirditës nga regjimi komunist.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

Në 17 Gusht 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës, e ushtruar atje terrorin më të madh të diktaturës komuniste. Nga familjet më me emër të Mirditës, 10 burra u pushkatuan e 4 u varën në litar, 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata, 300 familje u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës.

Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Ajo krahinë pësoi genocidin komunist më mizor në Shqipëri, faji i vetëm i së cilës ishte rezistenca ndaj diktaturës.

Kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të asaj masakre, përkujtohet cdo 17 gusht nga familjarë dhe pasardhës të tyre. Si dëshmi e identitetit historik, ngadhnjimit mbi të keqen dhe përkushtimit për të nxjerrë të vërtetën, që eshtrat e viktimave të prehen në paqe, që shpirti i tyre të pushojë i qetë në parajsë e që të gjallët të mbajnë fort në zemër vlerat e lirisë dhe besimit në zot!

I paharruar kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në altar të parajsës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular