BallinaBotaVajza e Dick Cheney-it: Do kandidoj për presidente në zgjedhjet e 2024-s....

Vajza e Dick Cheney-it: Do kandidoj për presidente në zgjedhjet e 2024-s. Do bëj gjithçka që ta nxjerr ‘jashtë loje’ Donald Trump-in

Liz Cheney, përfaqësuesja e republikanëve dhe njëherësh vajza e ish-zëvendëspresidentit amerikan Dick Cheney gjatë qeverisjes së George W. Bush, ka bërë të ditur se mund të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në SHBA për vitin 2024

Ajo është zotuar se do të bënte gjithçka që mund ta mbante Donald Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Cheney, një kritike e ashpër e Trump, ka luajtur një rol të rëndësishëm në hetimin e Kongresit për sulmin e 6 janarit në Kapitol. Duke folur për  NBC ajo u shpreh se “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur Donald Trump jashtë Zyrës Ovale” dhe se po mendonte të kandidonte për presidente.

“Është diçka për të cilën jam duke e menduar dhe do të marr një vendim në muajt e ardhshëm” tha ajo për “Today” në NBC kur u pyet për një ofertë presidenciale, ndësa shtoi se i ka mbetur shumë punë për të bërë me 6 janarin, komiteti që heton sulmin në Kapitol.

“Unë besoj se Donald Trump vazhdon të përbëjë një kërcënim dhe rrezik shumë të rëndë për republikën tonë. Dhe mendoj se mposhtja e tij do të kërkojë një front të gjerë dhe të bashkuar të republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve. Dhe unë synoj të jem pjesë e këtij fronti” tha Cheney.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular