BallinaKronike4 viktima në 16 orë/ Tronditet Shqipëria, nga vrasja për një vend...

4 viktima në 16 orë/ Tronditet Shqipëria, nga vrasja për një vend parkimi në Sarandë, te atentati i sotëm në Vlorë

3 ngjarje tronditëse janë regjistruar në vendin tonë, vetëm në harkun kohor të 16 orëve. 4 persona kanë vdekur në Sarandë, Elbasan dhe Vlorë duke shokuar mbarë opinionin publik.

Në Sarandë u vra një 41-vjeçar nga dy vëllezër kamarier që punonin në një hotel. Policia njofton se në pranga kanë rënë dy vëllezërit Xhanelo Tarja e Xhoi Tarja të cilët ishin të punësuar tek një hotel në zonën ku ndodhi krimi. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale.

Sherri mësohet se ka ndodhur për një vend parkimi mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Tarja të cilët ishin punësuar përkohësisht në Sarandë. Pasi sherri ka përfunduar në përleshje dy vëllezërit kanë qëlluar me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiu, i cili si pasojë  e humbjes së madhe të gjakut ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, po mbrëmjen e djeshme, në Elbasan, vetëm 18-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut. Policia ka dhënë detajet, duke njoftuar se u arrestua një 18-vjeçarit i dyshuar si i përfshirë në konflikt me viktimën, të cilit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.

Sikur të mos mjaftonin këto ngjarje të rënda, rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes, një atentat me dy viktima u shënua në autostradën Fier-Vlorë, pranë mbikalimit të Panajasë.

Autorët kanë qëlluar ndaj një makine në ecje, e cila më pas përfundoi në kanal. Nga ky atentat me breshëri kallashnikoi, mbetën të vrarë dy shtetas, ende të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se është dhe një i plagosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular