BallinaKryesoreDështimi i takimit në Bruksel/ Trupat e KFOR-it "blindojnë" veriun e Kosovës,...

Dështimi i takimit në Bruksel/ Trupat e KFOR-it “blindojnë” veriun e Kosovës, shtohet frika për…

Trupat amerikane të KFOR-it janë vendosur në rrugët kryesore në pjesën veriore të Kosovës ditën e sotme, pas rritjes së frikës për lindjen e përplasjeve të reja me pakicat serbe.

Kjo lëvizje vjen pasi takimi në Bruksel, mes përfaqësuesve të Bashkimit Europian, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk solli asnjë marrëveshje siç pritej, ndërkohë që nga 1 shtatori Qeveria e Kosovës planifikon të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit.

Presidenti Vuçiç e ka përshkruar takimin me Kurtin si një prej ditëve të rënda për Serbinë dhe popullin serb.

Sipas koha.net, sot nëpër rrugët e veriut të Kosovës janë parë forca të shtuara të KFOR-i dhe patrulla amerikane është stacionuar përgjatë rrugës kryesore që çon nga Serbia për në Kosovë, nëpërmjet qytetit të Mitrovicës.

Në takimin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s me kryeministrin e Kosovës, Kurti dhe presidentin serb Vuçiç, Jens Stoltenberg përsëriti se nëse shihet nevoja atëherë do të ndërhyjnë trupat e KFOR-it në veri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular