BallinaAktualitetFOTO/ Rusët hodhën lëndë kimike mbi ushtarët shqiptarë, detaje nga sulmi në...

FOTO/ Rusët hodhën lëndë kimike mbi ushtarët shqiptarë, detaje nga sulmi në uzinën e armëve në Gramsh. Dëshmitarët: Prej dy ditësh vinin vërdallë dhe…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin nga tre rusë në uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë mbetën të lënduar

Sipas News24, tre orë më parë, këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Dëshmitarët okularë thanë se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, sot pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup.

Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular