Nënkomisarja e Elbasanit Anisa Kostani vijon të sfidojë të gjitha mediat me mesazhet e saj, pas shkrimit kërcënues dhe ofendues që bëri një ditë më parë për gazetarët.
Kostani ka hedhur ditën e djeshme një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond.
Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.
Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”
Me këtë këtë në fond, policja për të cilën reagoi e turpëruar edhe vetë Policia e Shtetit duket teksa përdor celularin gjatë drejtimit të automjetit duke ndjekur rrugën që të çon në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë.
Në këtë këngë Unikkatili i drejtohet edhe gazetarëve duke thënë se i kishte sharë.
Kështu, pas skandalit të ditës së djeshme dhe reagimeve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit sot të vënë përballë opinionit publik për shkak të sjelljes së pahijshme të koleges së tyre duket se Anisa Kostani ka gjetur të denjë fjalët e Unikkatilit për t’i kthyer përgjigje të gjithëvë…dukshëm edhe Gledis Nanos.