BallinaSocialeLura në projeksionin e ndyshimit !

Lura në projeksionin e ndyshimit !

Nga Hamdi Hoti
Festa e Shëmrisë ose Shëmrajsë në dialektin Lurjan, u festua hareshëm, me praninë e shumē miqëve, nipave,mbesave, dashamirēsve të natyrës.
Të gjithë ato që vinin për herë të thonin ” O sa e bukur qenka “, edhe unē ashtu them, por thënia nga goja ime është brenda kompleksit të të qenurit Lurjan.
Ndryshimi ka filluar, megjithëse është në hapat e parë.
-Pyjet & turizmi kanë filluar zhvillimin,fìlizëria ka shtuar hovin e saj, pyjet e dushkut jane ne gjendje te mirë,pisha e zezē duket në gjendje shumē të mirë,ka një filizëri premtuese të arnenit të bardhë, rrobullit, ahut,bredhit.
Ndyshimet klimatike kanë sjellë praninē e disa drurëve që nuk ishin mē përpara, në qendrën e Lurës shikoj praninë e vidhit, lajthisë, vërrinit, kishte një zhvillim të madh të shelgut të zi, një shtim në numër të mollës egër,dardhës egër, kumbullēs egër plepit, manit ,duke sjell një gjerdan të gjelbêrt për lumin e Mallës së Lurēs në gjithë gjatësinë e argjinaturës së lumit të Mallës
Runja dhe Nezhda përshëndesin njëra tjetrën dhe kanē filluar garēn se kush gjelbërohet mê shpejtë me mantelin e vetë karakteristikë
Njollat e sipërfaqeve të djegura të Nezhdës e Runjēs kërkojnë ndihmē për ti veshur edhe ato me mantelin e hequr pa drejtësisht.
Liqenet kanë filluar të rrethohen më gardinaët e vetē që ishin larguar nga roli i tyre përkohësisht, e të rinjtë kanë filluar të marrin stafetën
– Djemtë Lurjan,miqté e Lurës,nipat dhe mbesat që jetojnë e punojnë nëpër Europë e botë shikonin me mall dhe gēzim ndryshimin e gjendjes. Vetëm për aq sa qëndruan nuk i hoqën për asnjē moment celularin nga dora, për të marrë me vete një copë Lurē.
– Miqtë,nipat dhe mbesat u pritën siç e ka zakon Lura, me bujari e respekt, e u përcollën me fjalët mirëardhshi vitin tjetër në Lurën më bukur se sivjet.
Lindjet e vështira përgjithësisht janë të suksesshme, por gjithmonë kërkojnë vëmendjen e mjekut e në rast mjeku më i mirë është çdo Lurjan për të dhënë kontributin e vetë në formë që ai mendon për ta bërë më të bukur Lurën e gjithë Shqipërisë !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular