Nga Ola Xama
Cmimet e larta te energjise elektrike kane vendosur ne veshtiresi financiare shume korporata dhe qeveri te botes dhe patjeter qe Shqiperia ne raste te tilla nuk ben ndonjehere perjashtim. Shpenzimet per blerje te energjise jane 3 fishuar kete vit, ndersa cmimet ne bursa jane 5 -fishuar nese krahasohet me vitin e kaluar. Ne disa raste cmimet e larta kane detyruar qe KESH te anulloje tenderat dhe te plotesoje kerkesen me prodhimin e kaskades se Drinit, e cila sot eshte 10 metra me poshte se mesatarja e periudhes. Nen efektin e ketyre ngjarjeve, para disa muajsh qeveria nisi te perdore si argument per ndihmen e vogel qe u dha ndaj shtresave ne nevoje mbrojtjen qe po i ben konsumatorit nga rritja cmimit te dritave, kosto te cilen e ka mbajtur buxheti i shtetit. Por kjo metode me pas ndryshoi, dhe artikulimi publik i zyrtareve te larte nisi te hidhte per diskutim idene e ndryshimit te cmimit te energjise elektrike dhe rikthimit te fashave ne faturimin e saj: nen nje minimum mujor deri ne 800kvh cmimi te jete sic eshte sot, dhe mbi kete te paguhet me cmim tregu. Por kush ka paguar deri me sot per cmimet e larta te energjise? Deri ne muajin maj te gjithe importet e energjise elektrike jane kryer nga financat e KESH, te ciles i eshte ngarkuar kjo detyre deri ne fund te vitit per shkak te emergjences ne sektorin e energjise elektrike. Qeveria ka akorduar nje fond me vlere 165 milion euro qe KESH te mund te kryej importet per veren dhe deri ne fund te vitit. 67 milion euro te tjera qe ka dhene buxheti jane garanci shteterore qe KESH te marre kredi per blerje energjie. KESH vlereson se kete vit do te dale me 70 milion euro humbje. Pra deri me sot barren per cmimet e larta e ka mbajtur buxheti qe mbushet nga taksat e qytetareve, KESH, dhe nje pjese eshte prodhim vendas nga pasurite publike te vendit sic eshte kaskada e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Por kush do te fitoje de facto nga rritja e cmimit? Faturen me cmimin e larte do ta mbledhe OSHEE, e cila kete vit nuk ka shpenzuar asnje qindarke per krizen e energjise. OSHEE e ble energjine 2.4 leke/kvh nga KESH dhe e shet me 9.5 leke/kvh. Nga ky mekanizem OSHEE ka fituar per 6 muajt e ketij viti 140 milion euro, duke perfshire ketu dhe humbjet ne rrjet. (nuk llogariten shpenzimet operative dhe kapitale). Pra ne fakt, kriza ka ndihmuar buxhetin e OSHEE qe ndryshe nga vitet e tjera nuk ka kosto per importet e duke mos i dhene qeverise arsye per te rritur cmimin e energjise elektrike. Prej disa vitesh cmimi qe KESH-i i shet energjine OSHEE-se vendoset me vendim te Keshillit te Ministrave dhe jo nga Enti Rregullator i Energjise. Ne kete rast, artikulimi me i sakte publik do ishte vendosja e balances ne tregun e energjise dhe rritja e cmimit qe OSHEE i paguan KESHit, deri ne piken qe korporata te rikuperonte 70 milion eurot qe del me humbje. Nese do te rezultonte qe OSHEE del me humbje nga rritja e cmimit, atehere mund te pretendohej per rikthimin e fashave. Por sipas te gjitha gjasave ajo shprehja “Shin kali- ha gomari” do te vazhdoje edhe ne kete rast. Borxhet e buxhetit per energjine do t’i paguaje qytetari, cmimet e rritura qytetari, KESH do te dale me humbje ndersa OSHEE do te rrite te ardhurat. Sa per fitimet, ato do te varen nga “shpenzimet” qe do te beje, ku nese ndjek rrugen e ketyre viteve, patjeter qe do te jene minimale, pa vendosur asnje kapital per te perballuar kriza si kjo e fundit!