BallinaAktualitet“Inceneratori i Elbasanit si burg i sigurisë së lartë”, deputeti i PD-së:...

“Inceneratori i Elbasanit si burg i sigurisë së lartë”, deputeti i PD-së: Nuk punon që në dhjetor, Rama bën korrupsion marramendës

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se inceneratori i Elbasanit është shndërruar në godinë që i ngjan një burgu të sigurisë së lartë, ku nuk lejohen as gazetarët

Boçi thekson se inceneratori në Elbasan nuk punon që në muajin dhjetor dhe se Rama vazhdon që të bëjë korrupsion marramendës.

Po ashtu, Boçi shprehet se punonjësit në incenarator trajtohen si skllevër, teksa bëjnë një punë të rëndë, duke marrë vetëm 290 mijë lekë të vjetra në muaj. Sipas deputetit demokrat, SPAK vazhdon të mos shohë sesi korrupsioni dhe krimi bëjnë teatër përpara syve të tij.

Postimi i Luçiano Boçit:

INCENERATORI SI ALKATRAZ. Hyrja për në inceneratorin e Elbasanit është mision i pamundur. Ngjan me një burg të sigurisë së lartë. Gazetarët konsiderohen rrezik dhe ndalohen.

Punonjësit kontrollohen me detaje. Mendoni se e gjithë kjo siguri është për të ruajtur plehrat?! A mos vallë arsyeja e kësaj sigurie është imunizimi nga spiunët rusë që ata të mos mund të vjedhin teknologjinë unike të Ramës të grabitjes së parave?!

As njëra e as tjetra!

Arsyeja është pengimi i shfaqes së korrupsionit që është bërë dhe vazhdon të bëhet me 27 milion eurot e grabitura nga Rama.

Inceneratori nuk është as në remont sepse ka që në dhjetor i fikur.

Për ta ndezur e për ta mbajtur në aktivitet atë, duhen gati 15.000 litra naftë. Bashkia Elbasan gjysëm e falimentuar, nuk e përballon dot.

Energjia e pretenduar për prodhim as nuk mund të mendohet.

Ndërkohë nga mungesa e funksionit, pothuaj të gjitha valvolat dhe filtrat kanë dalë jashtë përdorimit dhe kostoja e zëvendësimit është e lartë.

Personeli është i përgjysmuar dhe nuk ka asnjë specialist.

Puna është tërësisht manuale, si dikur në fushën klasike të plehrave.

Punëtorët trajtohen si skllevër dhe paguhen po si skllevër modernë. Vetëm 290 mijë lekë të vjetra, ne shi, diell, mes helmeve dhe plehravez

Si në një procesion burgu, punonjësit detyrohen të dorëzojnë telefonat, a thua po hyjnë në Langley e jo në një fushë me male plehrash, nga frika e drejtuesve se mos faktojnë me foto skandalet brenda në incenerator.

Ndërsa SPAK që e ka në sekuestro burgun nuk sheh se si krimi i korrupsionit bën teatër para syve të tij!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular