BallinaAktualitetVIDEO/Mes tre femrave gjysmë të zhveshura, Nedved i papërmbajtshëm, ikona e Juventus...

VIDEO/Mes tre femrave gjysmë të zhveshura, Nedved i papërmbajtshëm, ikona e Juventus kapet “mat” në klubin e natës

Zëvendëspresidenti dhe ikona e klubit të futbollit Juventus, Pavel Nedved, është kthyer në kryefjalën e mediave, pas publikimit të disa videove, ku ai shihet duke u dëfryer jo me një, por me tre femra në një klub nate.

Legjenda çeke, që mbush nesër 50 vjeç, u pa duke kërcyer me femrat, të cilat ishin gjysmë të zhveshura, ndërsa ish-mesfushori ishte futur mes të tyre dhe nuk mungonin prekjet.

Kjo video po bën xhiron në internet dhe komentet janë të ndryshme për ish-futbollistin e Lazios. Nuk dihet ende koha kur është xhiruar kjo video. Javët e fundit janë shfaqur zëra për jetën e re të dashurisë së Nedved me këngëtaren dhe aktoren e njohur Dara Rolins.

Nedved është një prej futbollistëve më të mirë në botë në kohën e tij. Ai ka fituar tri herë titullin e kampionit në Serie A, një herë me Lazion dhe dy herë më Juventus, por gjithashtu ka fituar edhe “Topin e Artë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular