Janë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së Dritan dhe Nora Muskurti, nga Arsen Muskurti, ditën e sotme në Tiranë.
Siç shihet, autori Arsen Muskurti afrohet shumë i qetë brenda agjencisë dhe në momentin që ndodhet tek dera, nxjerr nga pas pistoletën, me të cilën më pas kreu krimin e rëndë. Pasi qëndron për pak minuta brenda biznesit të çiftit, ai del sërish i qetë dhe largohet nga vendngjarja
Më pas kalimtarë dhe personat që ndodheshin në rrugën “Islam Alla” duken të trembur, ndërsa kontrollojnë se çfarë po ndodh brenda biznesit, nga ku u dëgjuan të shtënat.
Arsen Muskurti u arrestua disa minuta pas krimit, në zonën e “5 Majit” në Tiranë, teksa ishte në shoqërinë e gruas dhe një prej 7 fëmijëve të tij.
Viktimat ndërkohë ishin prindër të 3 fëmijëve.