BallinaRajoni“Do reagojmë dhe ne”/ Dokumentet identifikuese, paralajmëron ministri: Nëse në mesnatë Serbia...

“Do reagojmë dhe ne”/ Dokumentet identifikuese, paralajmëron ministri: Nëse në mesnatë Serbia nuk…

spot_img
spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar se nëse Serbia nuk do të zbatojë marrëveshjen e arritur në lidhje me dokumentet e hyrje/daljes, atëherë dhe Kosova do të tërhiqet, duke mos e zbatuar

Sveçla tha se nëse Beogradi zyrtar, duke filluar nga mesnata e sotme nuk e ndërpret lëshimin e këtyre dokumenteve, edhe Prishtina do bëjë të njëjtën gjë.

“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk vihet në funksion. Dmth largimi i këtyre fletë hyrjeve daljeve, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 24:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve. Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”- ka deklaruar ai.

Dy vendet arritën më 27 gusht një marrëveshje për të hequr këto dokumente, me negocimin e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, mes dy vendeve nuk ka ende asnjë marrëveshje në lidhje me targat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular