BallinaOP EDKreu i PLL Shpetim Axhami: 1 shtatori, Dita e Shpalljes Mbretërisë të...

Kreu i PLL Shpetim Axhami: 1 shtatori, Dita e Shpalljes Mbretërisë të përkujtohet zyrtarisht, si një ditë historike kombëtare

Nga Shpetim Axhami
1-Shtatori, Ditë Historike Kombëtare
Data 1 Shtator, Dita e Shpalljes Mbretërisë, kjo datë duhet të përkujtohet zyrtarisht, si një ditë historike kombëtare.
Ndërkohë, ne jemi të bindur, se nuk do të jetë e largët dita që do të kemi një datë tjetêr historike, atë kur mbretëria do të rikthehet përsëri në Shqipëri.
Si sot para 94 vitesh, me 1 Shtator të vitit 1928, Asambleja Kushtetuese Parlamentare e shpalli ligjërisht Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashigueshme dhe Ahmet Zogun Mbret i Shqiptarëve.
Për shumë arsye kjo është dhe mbetet një datë me vlera të larta historike kombëtare e si e tilë duhet të përkujtohet zyrtarisht.
-Kjo mbretëri vinte si një trashigimni prej kohës e nēn kurorën e Skënderbeut.
-Bënte de facto atë që de jure ishtë parapërcaktuar në Shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe në Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit të shtetit do e luante Këshilli i Lartë i Regjencës deri në forcimin e shtetit shqiptar dhe zgjedhjen e mbretit të ardhshem.
-Atë që perendimi dhe Fuqitë e Mëdha, pas shpalljes së pavarsisë, vendosën ta kryenin nëpërmjet Princ Vidit, tashmë shqiptarët po e realizonin vetë nëpërmjet birit të tyre, që patjetër edhe i takonte, duke u nisur nga origjina e hershme dhe çfarë përfaqësonte familjare e Tij për kombin shqiptar, ky ishte Ahmet Zogu.
Kjo ditë ka rëndësi dhe vlera të veçanta për kombin tonë gjithashtu sepse.
Nëpërmjet formës regjimt mbretëror, shpallir në këtë ditë, nën drejtimin e Mbretit Zog I, interesi kombëtar dhe bashkimi kombëtarë ishin më të sigurta se asnjëherë tjetër.
Shqipëria filloj të ndërtonte institucionet e saj demokratike moderne me standarte perendimore.
Statuti i Mbretërisë Shqiptare mbetet një vlerë e madhe, kjo jo vetëm për kohën, kujtojmë para 100 vitesh, por në shumicën e vet, zbatimi i tij edhe sot do bënte një mirëfunksionim të shtetit shqiptar, disa ligje dhe nene janë të mbartura akoma prej tij.
Reformat e gjithanshme të kryera në këtë periudhe, sollën zhvillim ekonomik, pavarsisht krizave nderkombtare të kohës, civilizim dhe integrim, rend e qetësi, drejtësi dhe barazi,
U vendosën standarte të atilla që e bënë qutetarin shqiptar, më dinjitoz, më të lirë e më krenar se kurrë ndonjëherë tjetër. dmth sollën ato standarte të cilat edhe sot po kërkohen dhe nuk po arrihen dot.
Ndryshimi i formës regjimit pas Luftës Dytë Botërore erdhi me dhunë e diktat, duke bërë të mundur instalimin e diktaturës së egër komuniste tek ne, shqiptarët vuanin diktaturën e kujtonin kohën e Mbretërisë Zogut.
Pluralizmi politik i pas ‘90 nuk erdhi ashtu siç duhet për shumë arsye, ai duhet të vinte mbi bazën e çmontimit të gjithë asaj mbi të cilën u ngrit regjimi monist komunist, duke krijuar sistem tjetër qeverisëse dhe klasë tjetër politike, klasë e cila të vërtetë ishte e prirur për të vendisur standarte tjera demokratike në Shqipëri.
Në vitin e mbrapsht 1997 u krye Referendumi i ndryshimit të formës së regjimit, shqiptarët folën qartazi PRO sistemit qeverisës mbretëror, por ata që akoma ëndërronin Kongresin e Përmetit dhe yllin e kuq, si edhe dihet, i manipuluan rezultatet.
Sot, më tepër se kurrë, duke u nisur edhe për çfarë ka ndodhur dhe rruga nēpër të cilën ka kaluar Shqipëria që prej vitit 1939 e deri sot, gjendjen aktuale ekonomike, politike e sociale ku jemi, kanë bërë që shqiptarët të kërkojnë gjithnjë e më tepër kthimin e mbretërisë në Shqipëri.
Prandaj, vetëm shkurtimisht për sa tham më dipër, është gjëja minimale e detyrim prej të gjithve, që data 1 Shtator të shoallet dhe përkujtohet si ditë historike kombëtare.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular