BallinaPolitikeShkarkimi i Gledis Nanos, Berisha: Viktimë e zbulimit të lidhjeve me krimin...

Shkarkimi i Gledis Nanos, Berisha: Viktimë e zbulimit të lidhjeve me krimin të Olsit dhe Çuçit! U largua pa asnjë shkak madhor

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është shkarkuar nga detyra pa asnjë shkak madhor që lidhej me të.

Sipas tij, Nano është viktimë e zbulimit të lidhjeve me krimin të Olsi Ramës dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

“Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre”, shkruan ai.

Statusi i plotë

Gledis Nano, viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit.

Të dashur miq,

Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjeter të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjeter të policisë por atij i kushtoi koken:

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çeshtjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet Italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular