BallinaLifestyleA është e vështirë ta kesh burrin e famshëm? Flet bashkëshortja...

A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm? Flet bashkëshortja e Shpat Kasapit

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, Slevije Jaho, ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Një ndjekës e ka pyetur Slevijen nëse ka qenë e vështirë për të të ketë në krah nëj mashkull të famshëm, si Shpati.

“A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm?”– shkruan ndjekësi. Partnerja e këngëtarit është e qartë në përgjigjen e saj ku thotë se fama nuk ka rëndësi, teksa rendit cilësitë që duhet të ketë një mashkull.

“A është e vështirë ta kesh burrin e

“Jo, përkundrazi mendimi im është se s’ka lidhje fama. Me rëndësi është që të jetë njeri i mirë, i thjeshtë e të të respektojë. Sepse nëse nuk i ka këto veti edhe nëse nuk është i famshëm nuk bën për burrë”– shkruan ajo.

Gjitashtu edhe kur pyetet për tradhtinë, bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, Slevije Jaho është e prerë në përgjigjen e saj.

Kështu ka ndodhur në këtë intervistë virtuale që ajo realizoi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Mes të tjerash një ndjekës pyet: “Çfarë mendon për tradhtinë?”, ndërsa përgjigja e Jahos ishte: “Gjëja më e ulët që mund të bëjë njeriu”.

“A është e vështirë ta kesh burrin e

Kjo nuk është hera e parë që partnerja e këngëtarit flet për tradhtinë. E pyetur pak kohë më parë nëse do ta falte tradhtinë për hir të djalit, Selvija ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke thënë se  absolutishte nuk do ta falte.

“Pse duhet për hatër të djalit të falësh gjëra? Absolutisht jo. S’më pëlqen fare të flas për bureca si bukurreca që fshihen nga përgjegjësitë e tyre”- shprehej Selvije Jaho.

Një tjetër pyetje që iu drejtua gjatë bisedës së sotme virtuale ishte edhe në lidhje me profesionin e saj dhe rritjen e djalit.

“A është e vështirë ta kesh burrin e

“A mendon t’i kthehesh profesionit tënd nëse ke, tani që të është rritur djali”- pyeti ndjekësi, të cilit Slevija iu përgjigj duke shkruar: “Tani primare kam rritjen dhe edukimin e Roelit. Vitin tjetër mendoj të vazhdoj të punoj dhe të sjell diçka që unë di ta bëj më së miri”.

“A është e vështirë ta kesh burrin e

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular