BallinaBota“Boris e shkatërrove Putin”/Liz Truss pasi u zgjodh kryeministre dhe shpall prioritetet:...

“Boris e shkatërrove Putin”/Liz Truss pasi u zgjodh kryeministre dhe shpall prioritetet: Do shkurtoj taksat e do rris ekonominë

Konservatorët  i besuan Liz Truss postin e kryetares së partisë, e rrjedhimisht dhe atë të kryeministres së Britanisë së Madhe.

Pak minuta pasi organizatorët e zgjedhjeve njoftuan se Truss kishte marrë rreth 20 mijë vota më shumë se rivali i saj, Rishi Sunac,  ajo ka reaguar, duke falënderuar kundërshtari ne saj Sunac, por edhe paraardhësin Boris Johnson. Për Johnson ajo deklaroi se krey disa arritje të rëndësishme, siç ishte Brexit, e po ashtu “shkatërrimi” i Vladimir Putin.

Ndër të tjera, ajo u zotua se do i prijë Konservatorët drejt fitores dhe në 2024.

“Është nder që të zgjidhem në këtë. Falënderoj familjen, shokët, kolegët. Jam mirënjohëse për suportin tuaj. E falënderoj kundërshtarin tim Rishi Sunac. Falënderoj edhe liderin në ikje, mikun tim, Boris Johnson. Boris, e përfundove Brexit, shkatërrove Putin. Admirohesh në Kiev. Kjo është partia më e madhe politike në tokë. E di që besimet e tona përfaqësojnë qytetarët britanikë. Kam garuar si konservatore dhe do të qeveris si e tillë. Do shkurtoj taksat dhe do rris ekonominë. Do ndihmoj në përballimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ne të gjithë do të përdorim talentet e partisë për të mirën e vendit. Miqtë e mi, e di se do të japim dhe vetëm do të japim. Do marrim edhe një fitore të madhe në vitin 2024,”-tha Truss.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular