BallinaAktualitetÇështja e detit/ Kryeministri grek: Kemi një marrëveshje me Ramën për të...

Çështja e detit/ Kryeministri grek: Kemi një marrëveshje me Ramën për të shkuar në Hagë, por vetëm pasi të kemi zgjeruar kufirin me 12 milje

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se ka një marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që për çështjen e detit të shkojnë në Hagë, por vetëm pasi të zgjeruar kufirin me 12 milje

Gjatë një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se është i vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por tha se duhet të zgjidhen problemet që janë nga e kaluara.

“Dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por vetëm pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të  zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Mitsotakis raportojnë mediat greke.

Ndërkohë i pyetur nëse do t’i japë dritën jeshilë Shqipërisë për në BE, pavarësisht raportit të mirë që Edi Rama ka me presidentin e Turqisë, Mitsotakis tha:

“Personalisht kam një lidhje shumë të mirë me kryeministrin shqiptar, dua të jem i sinqertë, dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek, i cili duhet të mbrohet. Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular