BallinaKryesore"Pushteti lokal në Kukës larg qytetarit", Flamur Hoxha: PD ka propozuar shtimin...

“Pushteti lokal në Kukës larg qytetarit”, Flamur Hoxha: PD ka propozuar shtimin e dy bashkive te reja

Nga Flamur Hoxha
Të nderuar banorë të qarkut Kukës!
Prej vitesh qeverisja e Rilindjes mbolli kudo varfërinë, terrorin, papunësinë perbuzje e denigrim njerzish!
Më shumë se kushdo qarku ynë më njerëz fisnikë e puntore, i pasur si prodhuesi kryesor i energjise elektrike ne vend, me shume hidrocentrale, miniera e natyre te virgjer por i vjedhur nga qeverite, ka banore qe cdo ditë vuajnë mungesa e pamundesi te shumta.
Shume shtepi braktisen prej banoreve te tyre dhe njerzit emigrojne larg e më larg.
Edhe më keq akoma kur pushteti lokal e sherbimi i zyrave ndaj qytetarit ka ikur larg nga reforma e njëanshme territoriale e Rilindjes, kur njerzit vuajnë mungese rrugesh, mungese energjie, mungese uji e sherbimi administrativ pothuaj ne në cdo fshat te qarkut.
Pikërisht si nevoje e kerkeses se cdo banori të Qarkut tonë dhe punës së specialisteve vendor Partia Demokratike ka propozuar draftin e ndryshimet në reformën territoriale administrative që Kukësit ti shtohen edhe dy bashki të reja dhe konkretisht të jetë me tre bashki :
Bashkia Bicaj nga bashkimi i pesë njësive administrative Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Kalis,Grykë Çajë.
Bashkia Shishtavec nga bashkimi i tre njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod.
Bashkia Kukës me Kukësin dhe pesë njësitë administrative Tërthore Shtiqën,Surroj,Arrën,Malzi.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular