Juristi Plarent Ndreca dhe analisti Fatos Lubonja, janë përplasur në debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24. Ndërsa flitej për ndërtimet pa leje në Tiranë kryesisht dhe VKM e qeverisë, Lubonja tha ndër të tjera se Ndrecës ” nuk i dhemb fare, por mbron krimet që bëhen këtu”.
Më pas Ndreca i është kthyer ashpër duke i thënë se bën “tallava” dhe se nuk ka argumente dhe sulmon individin.
Pjesë nga debati:
Fatos Lubonja: Mbush gjithë bregdetin, grabit pronat e himarjotëve, 50 euro një dhomë, këtu të kërkojnë nga 100 euro. Atje është bërë pastrim parash. krimi i organizuar me kryetar kryeministrin po bëjnë masakër me ndërtimet me leje. Kam 30 vjet që paralajmëroj ç’po bëhet këtu… Është një paturpësi e tillë një arrogancë, jurist zotëria nuk i dhemb fare po mbron krimet që bëhen këtu
Plarent Ndreca: Ti se ke idenë ç’është krimi
Fatos Lubonja: Prishja e stadiumit ishte krim ke ardhur për zhurmë këtu
Plarent Ndreca: Më ve në dyshim integritetin
Fatos Lubonja: S’’ke thënë asgjë si jurist
Plarent Ndreca: Ske moral të më thuash asgjë. Nuk ke argument. Ç’punë ke ti me mua. Nuk më njeh fare që më drejtohesh këtu. Mbahesh për anti komunist i thekur me sillesh si atamerr përsipër të godasësh këdo se s’ke argument
Fatos Lubonja: Ky profesioni jot është për të bërë zhurmë për të prishur debate
Plarent Ndreca: Ti nuk më njeh fare mua
Fatos Lubonja: A je jurist?
Plarent Ndreca: Pse je jurist ti? Ti përdor metodë boleshvike dhe komuniste, kur të mbaron argumenti merresh me individi, se as nuk ka del dot po të duash hajde
Fatos Lubonja: Ti po të duash mund të duash dhe me grushte po s’ta dal dot
Plarent Ndreca: Boni tallava, unë kam opinionin tim për atë që flet zotëria
Fatos Lubonja: Kjo që thua për mua tallava nuk është fyerje?
Plarent Ndreca: Unë nuk të godas, mund të merrem me argumentin tënd, por ty s’te godas
Fatos Lubonja: Do argument?
Plarent Ndreca: Mos u merr me njerëzit?
Fatos Lubonja: Pusho ta them
Plarent Ndreca: Nuk e dua
Fatos Lubonja: Për publikun?
Plarent Ndreca: Po
Fatos Lubonja: Ok, për publikun, ka ligje që përcaktojnë raportin ndërtim gjelbërim, kudo në botë, ka pas dhe Shqipëria, nuk dihet a ka më.