Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK
Bardhi u shpreh se SPAK ka nevojë për nxitje dhe mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet e tij.
Statusi i Gazment Bardhit
Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!