BallinaAktualitetBujar Leskaj: Amantia, bashkia më e re në Shqipëri

Bujar Leskaj: Amantia, bashkia më e re në Shqipëri

Nga Bujar Leskaj
Zhvilluam në Njësinë Administrative Kotë një takim me banorë të fshatrave të Lumit të Vlorës dhe me anëtarë e simpatizantë të PD në kuadrin e dëgjesave publike për reformën Territoriale Administrative.
PD reformën e re Territoriale e Administrative e ka ndër prioritetet e saj, pasi synon një ndarje të drejtë dhe rikthimin e pushtetit te qytetarët, të cilët meritojnë një qeverisje tjetër, ndryshe nga e sektit Rama.
Partia Demokratike ka kërkuar, që me qendër në Kotë të ngrihet një bashki e re, e cila do të përfshijë fshatra të Lumit të Vlorës dhe Kudhes -Grehotit , bashkia me emrin e bukur e te lashte AMANTIA!
Propozimi i PD vjen pasi kjo ndarje e re territoriale do të sjellë që banorët e Horë Vranisht-Kucit, Bratit, Smokthines,Drashovices,Kotës e Sevasterit do kenë Bashkinë e tyre për të pasur shërbime më të mira, për të qenë pranë banorëve, për të patur akses më të lehtë e më të shpejtë në shërbime, për t’i fokusuar investimet tek kjo zonë me tradita te forta patriotike.
Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Flamur Noka, Sekretari për Pushtetin Vendor pranë PDSH, Ylli Asllani, të cilët përcollën mesazhet se PDSH do të jetë e vendosur për të qenë pranë gjithsecilit prej banorëve të zonës dhe të vendosur për të kthyer vëmendjen deri tek banori i fshatit më të largët të Lumit të Vlorës.
“Pushteti vendor është baza. E bazën e bëni ju.”- theksuan në fjalën e tyre.
Diskutuan Kryetari i PD dega Selenicë Nardi Rakipaj, ish- kryetari i Bashkisë Selenicë, z. Përparim Shameti, ish-kryetari i qarkut Vlore ,Agron Sharra ,banorë të zonës, drejtues të pushtetit vendor ndër vite, etj, të cilët paraqitën problematikat që ka sjellë ndarja administrative e vitit 2014 dhe mbeshteten projektin e PD, AMANTIA bashki ( me qender Kote): z. Gjolek Runaj, Gjovalin Ismaili, Gjolek Sevaj, Besnik Godaj, Guri Leskaj, Nertil Çobaj.
Dëgjesat publike do të vazhdojnë ditën e shtunë në 17 shtator në Ksamil dhe të marten 20 shtator takimi qytetar në Novoselë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular