BallinaPolitikeThirrje demokratëve mirditorë!

Thirrje demokratëve mirditorë!

Nga Alfred Duka
Në kushtet e ekzistencës së një krize të thellë politike për më shumë se një vit, si dhe të një dinamike lëvizjesh të pandodhura përgjatë 32 vitesh brenda radhëve të PD, të cilat kanë sjellë si pasojë çoroditje të thella tek çdo anëtar i saj, si dhe në anëtarësinë në tërësi.
Në kushtet e fillimit të fushatës zgjedhore për pushtetin vendor, si dhe situatës së pafavorshme për të pretenduar fitoren, në kushtet aktuale të mobilizimit politik të PD së Mirditës.
Në kushtet e ekzistencës së përçarjes politike të radhëve të PD vendore.
Në kushtet e domosdoshmërisë së bashkimit të demokratëve të Mirditës, pavarësisht problematikës së lidershipit qendror.
Në kushtet e ekzistencës së mundësive reale për të fituar Bashkinë e Mirditës.
Në kushtet e vështrimit dhe interesit politik, për tua kthyer pushtetin vendor demokratëve në Mirditë.
Në kushtet e tejkalimit dhe mospërfshirjes së demokratëve mirditorë në krizën e lidershipit qendror të PD.
Në kushtet e arritjes së fitores më të madhe politike prej 30 vjetësh të PD Mirditë në zgjedhjet e fundit politike, një grup demokratësh, propozojnë si më poshtë;
Thirrjen e një tryeze politike në përbërje anëtarëve të PD dhe të intelektualëve demokratë mirditorë për të vendosur:
1. Mënyrën e bashkimit dhe unifikimit të gjithë forcave të PD Mirditë, përtej ndasive që ka prodhuar kriza politike në qendër, e reflektuar edhe tek ne.
2. Gjetjen e formave dhe mënyrave për tu përgatitur dhe mobilizuar për fushatën zgjedhore vendore.
3. Domosdoshmërisht, dalja me një kandidat të vetëm të PD, nëpërmjet mënyrave demokratike të përzgjedhjes.
4. Heqjen dorë nga konfliktet politike brenda radhëve tona, veçanërisht nëpërmjet parullave përçarëse shumicë-pakicë.
Heqjen dorë, nga çdo lloj komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale për njëri tjetrin, deri në përfundim të fushatës zgjedhore. Çdo demokrat që do ta thyejë këtë pakt, do të konsiderohet bashkëpunëtor i rregjimit, pavarësisht justifikimeve personale.
5. Përzgjedhjen në mënyrë demokratike me përfaqësim ose drejtpërdrejt nga anëtarësia të një Shtabi Elektoral për periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve lokale.
Kjo Thirrje, qëndron e hapur për çdo anëtar të PD Mirditë dhe intelektual që e mbështesin atë, për tu plotësuar dhe pasuruar më tej, por për këdo që nisur nga pozita partikulariste kërkon ta hedhë poshtë frymën e saj, nuk bën gjë tjetër, veçse kërkon ta dorëzojë në tavolinë Bashkinë e Mirditës qeverisë dhe PS.
Av. Alfred Duka
Prof. Luigj Gjoka
Prof. Gjin Noku
Zef Zefi Shkrimtar
Kolë Nikolli kryetar i shoqatës së përndjekurve politikë Mirditë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular