BallinaKryesoreKreshnik Çollaku: SHBA-të operacion serioz kundër financime ruse, historia me Bashën debat...

Kreshnik Çollaku: SHBA-të operacion serioz kundër financime ruse, historia me Bashën debat bosh dhe i stisur

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se ka një operacion të diplomacisë amerikane karshi influencës ruse në Evropë.

Sipas tij po paralajmërohen vendet dhe subjektet politike, dhe më tek sanksionim i subjekteve apo individëve, e mediave.

Çollaku: Tema e financimeve të partive është një temë e gjatë. Besoj se kjo situatë duhet përkthyer në masa më të forca në ligjin zgjedhor. Ngjarja e vërtetë dhe serioze është një operacion i diplomacisë amerikane karshi influencës ruse në Evropë. Kjo nis me një kabllogram të Blinken drejtuar më shumë se 20 ambasadave ku ekspozohet kjo problematikë.

Bëhet fjalë për rreth 300 milionë dollarë. Po paralajmërohen vendet dhe subjektet politike, dhe më tek sanksionim i subjekteve apo individëve, e mediave. Kjo është një lëvizje e jashtëzakonshme e SHBA-ve dhe duhet mbështetur pa asnjë ekuivok. Në mënyrë të çuditshme përhapet edhe një lajm, si një veprim inteligjence nga pas. këtu bëhet fjalë për një debat bosh që Rusia financon Bashën që të shkojë të takojë presidentin e SHBA-së. Nuk ka asnjë germë për PD-në dhe Bashën në raportin e SHBA-ve. Ka emra mediash dhe politikanësh ne vendin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular