BallinaPolitikeGazment Bardhi: Meta t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që solli dhe mbajti në...

Gazment Bardhi: Meta t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve që solli dhe mbajti në pushtet Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar Ilir Metës që t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe në veçanërisht demokratëve përpara se të mbajë qëndrim ndaj qeverisjes së sotme dhe kryeministrit Ilir Meta.

Sipas Bardhit, Meta ka kontribut në fuqizimin e Ramës dhe sjelljen dhe mbajtjen e tij në pushtet. Ai ka deklaruar se Ilir Meta është fuqizuar gjatë qeverisjes më PD-në dhe gjithë fuqinë që mori e kaloi në mënyrë surprizë tek prehri i Edi Ramës.

“Çdo faktor opozitar që është në betejë me regjimin e Edi Ramës do duhet të jetë i bashkuar në betejën kundër regjimit. Ky nuk është bashkim, por do e quaja bashkëpunim sepse më pas ne ndahemi në parime, në standarde, etj. Sa i përket Partisë së Lirisë, z. Meta përpara se të mbajë qëndrimin e tij sot lidhur me qeverisjen apo me kryeministrin Edi Rama, do duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, por veçanërisht demokratëve, që ka patur një rol, një kontribut të qenësishëm në forcimin e Edi Ramës, në sjelljen e tij në pushtet dhe në mbajtjen e tij në pushtet.

Meta nga viti 2009 deri në vitin 2013 ishte në bashkëqeverisje me PD-në, u fuqizua gjatë kësaj periudhe dhe gjithë fuqinë që mori gjatë viteve në pushtet me PD-në, në një moment surprizë, të beftë, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të vitit 2013 e kaloi paketë tek preri i z. Rama. Për këtë Meta u detyrohet një ndjesë shqiptarëve, por veçanërisht edhe demokratëve.” –tha Gazment Bardhi për “EuroNews Albania”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular