Në Otava të Kanadasë, tashmë në shkolla mësohet sërish gjuha shqipe. Këtë e bën të ditur Ermal Muca, ambasador i Shqipërisë në Kanada. Përmes një postimi në facebook-un e tij, zoti Muca shkruan se kudo në Kanada, tashmë mësohet dhe ruhet gjuha shqipe.
“Mëngjesi i sotëm shënoi edhe rifillimin e mësimit të gjuhës shqipe në Otava. Bashkëbiseduam me këtë rast, mbi rëndësinë e mbarëvajtjes së aktivitetit të shkollës shqipe kudo në Kanada, ku jo vetëm mësohet dhe ruhet gjuha jonë e bukur, por edhe promovohen identiteti dhe vlerat tona kombëtare!
Kujtuam bashkërisht me mirënjohje mësueset e gjuhës shqipe që ndër vite u kanë mësuar brezave gjuhën e nënës, dëgjuam kujtimet dhe mbresat e disa prej tyre, si edhe i falënderuam ato, prindërit dhe të gjithë vullnetarët që nuk e kanë kursyer mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi.
Lulet e dhuruara mësuese Fetit, mësuese Mimit dhe mësuese Eriolës, shkojnë në fakt për të gjithë mësuesit dhe mësueset e gjuhës shqipe në Kanada.
Rrugëtim të mbarë dhe suksese të dashur fëmijë!”, shkruan ambasadori Muca.
Ne shkolla mesohet gjuha shqipe dhe eshte nje shkolle internationale ku te shtunave behen mesim gjuhet e shume komuniteteve te huaja qe jetojne nder to eshte edhe shkolla e gjuhes shqipe ekziston prej shume vitesh. Jane dy klasa me nxenes nga 6 deri 14 vjec
Funksionon si shkolle prej vitesh ndoshta nga viti 2000 dhe hapjen e ketij viti ishte nje gje e mire pas dy vitesh online dhe u mundesua nga ambasadori i Shqiperise dhe i Kosoves ne Kanada.
![](https://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-640-0-6326e9c8a722a.jpg)