Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i 4 punonjësive të Universitetit të Bujqësorit që u vendosën në pranga për shpërdorim detyre.
Burime nga policia, informojnë se të arrestuarit janë:
– Ali Rasha, me detyre Drejtor i Fermes Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqesor Tirane.
– Tahir Ballgjini, me detyre Pergjegjes i Sektorit te Bujqesise.
– Rushit Suna, me detyre specialist i sektorit te bujqesise.
– Ahmet Mejdani, me detyre magazinier ne magazinen qendrore ne Universitetin Bujqesor Tirane.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Të arrestuarit dyshohet se kanë abuzuar me disa tendera dhe vendosja e tyre në pranga erdhi pas një hetimi disamujor.