Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar këtë të premte në selinë e partisë me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.
“Në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan ish kreu i shtetit në Facebook ku ka publikuar dhe fotot nga takimi.
Postimi i plotë i Ilir Meta
Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.
Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. 🇦🇱🤝🇺🇸