BallinaAktualitetFOTO/ Ambasadorja amerikane vizitë në Partinë e Lirisë, zbardhet takimi me Ilir...

FOTO/ Ambasadorja amerikane vizitë në Partinë e Lirisë, zbardhet takimi me Ilir Metën. Kreu i PL: Diskutuam mbi bashkëpunimin me SHBA

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar këtë të premte në selinë e partisë me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA.

“Në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan ish kreu i shtetit në Facebook ku ka publikuar dhe fotot nga takimi.

Postimi i plotë i Ilir Meta

Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.

Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. 🇦🇱🤝🇺🇸

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular