BallinaKryesoreTakimi me Ilir Metën në selinë e PL-së, Yuri Kim: Partitë politike...

Takimi me Ilir Metën në selinë e PL-së, Yuri Kim: Partitë politike të përfshihen në dialog për të forcuar demokracinë! Të çohen para negociatat për anëtarësim në BE

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i Yuri Kim me kryetarin e PL-së Ilir Meta, në selinë e kësaj të fundit

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada thekson se Kim ka nënvizuar nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog për të forcuar demokracinë dhe për të çuar përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në B””, thuhet në njoftimin e SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular