BallinaKryesore“Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur”, kapiteni Hysaj shpërthen ndaj të...

“Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur”, kapiteni Hysaj shpërthen ndaj të rinjve: Nuk kanë agresivitet!

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shfaq i revoltuar pas humbjes që Shqipëria pësoi ndaj Izraelit. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh se te ky grup mungon agresiviteti dhe shpirti luftarak.

“Unë e ndjej veten më mirë djathtas. Ndihem më mirë në krahun e djathtë, edhe në Itali kam kaluar në krahun e djathtë dhe po luaj më mirë aty se në të majtë.

Por kur trajneri më kërkon të luaj majtas, përpiqem të jap maksimumin. Në Kombëtare na duhet një si Andi Lila, me agresivitetin e vetë. Mungon motivimi dhe entuziazmi bëjmë gabime individuale.

Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Evoluimi i futbollit po i qetëson lojtarët e rinj. Ne kur kemi ardhur në Kombëtare, kemi dhënë gjithmonë maksimumin.

 

 

Duhet të analizojmë ndeshjen, gjithë lojtarët gabojmë, por nuk duhet të hamë të tillë golash. Nuk po e gjej përgjigjen se pse po ndodh kjo situatë”, u shpreh Hys

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular