Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 23:00 janë publikuar edhe exit-pollet e para në Itali.
Në exit-pollin e publikuara nga televizioni Rai1, bien në sy projeksioni për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit, e cila ka një epërsi dominuese me 41-45% të votave.
Qendra e majtë ishte shumë prapa me 25,5%-29,5%. Ata nuk arritën të krijonin një sfidë të qëndrueshme me partitë e tjera, pasi qeveria 18-mujore e unitetit kombëtar të Italisë u rrëzua në korrik.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 64.7% dramatikisht e ulët në kohën e mbylljes së votimeve. Nivelet e votimit ishin veçanërisht të dobëta në rajonet jugore, përfshirë Siçilinë.