BallinaAktualitetGRAFIKU/Publikohen exit-pollet e para ne Itali, fitore e thellë e qendrës së...

GRAFIKU/Publikohen exit-pollet e para ne Itali, fitore e thellë e qendrës së djathtë me kandidate Giorgia Meloni

Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 23:00 janë publikuar edhe exit-pollet e para në Itali.

Në exit-pollin e publikuara nga televizioni Rai1, bien në sy projeksioni për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit, e cila ka një epërsi dominuese me 41-45% të votave.

Qendra e majtë ishte shumë prapa me 25,5%-29,5%. Ata nuk arritën të krijonin një sfidë të qëndrueshme me partitë e tjera, pasi qeveria 18-mujore e unitetit kombëtar të Italisë u rrëzua në korrik.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 64.7% dramatikisht e ulët në kohën e mbylljes së votimeve. Nivelet e votimit ishin veçanërisht të dobëta në rajonet jugore, përfshirë Siçilinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular