Gazetari Klodian Tomorri në në status të tij ka zbuluar se ku qëndroi kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë që qëndrimit në Nju Jork, ku ishte i thirrur në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij kryeministri shqiptar së bashku me anëtarët e delegacionit shqiptar kanë qëndruar hotelin luksoz ‘Baccarat’ në Manhatan, ku për Ramën ishte rezervuar suita e cila kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë taksat.
Hoteli ofron një pamje të mahnitshme të Manhatanit dhe sigurisht është një ambient i denjë për udhëheqësa, shkruan më tej në postim gazetari. Kujtojmë së në Shqipëri si pasojë e një krize të rëndë, qeveria Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve për kursime drastike, veçanërisht të energjisë.