Nations League dhuroi emocione mbre,e. Befasia e madhe vjen nga Copenhagen. Danimarka fitoi 2-0 ndaj Francës. Në minutën e 34-të, Damsgaard nis një top nga krahët për Dolberg, i cili zgjat këmbën për të shënuar. I dyti nuk do vononte dhe mban firmën e Skov Olsen.Vendasit menaxhuan në mënyrë fantastike rezultatin, duke marrë në shtëpi 3 pikë me vlerë. Kroacia triumfoi 1-3 në Austri . Golit të Modric në minutën e gjashtë iu përgjigj Baumgartner në minutën e dhjetë.Në pjesën e dytë “tundën rrjetën” Livaja dhe Lovren (69’, 72’).
Përfundimisht në Grupin 1 të League A, Kroacia mban vendin e parë, ndiqet nga Danimarka dhe Franca, ndërsa Austria bie një ligë më poshtë.
–
Në Grupin 4 (League A), Hollanda iu fal golit të Van Dijk ndaj Belgjikës (1-0). Polonia u tregua cinike në Wales (0-1) dhe u mjaftua me golin e Swiderski (58’).
Përfundimisht, ekipi i van Gaal mban vendin e parë. Në pozitën e dytë dhe të 3-të qëndrojnë Belgjika dhe Polonia. Wales bie nga Liga.
League A:
Austria 1-3 Croatia
Denmark 2-0 France
Denmark 1-0 France
Goal Kasper Dolberg. pic.twitter.com/bKvTMMBKDJ
— Fast GøaIs. (@iF29s) September 25, 2022
Netherlands 1-0 Belgium
Wales 0-1 Poland
League C:
Faroe Islands 2-1 Turkey
Luxembourg 1-0 Lithuania