BallinaKryesoreShorti i eliminatoreve të Europianit/ Nuk ka më dyshime, ja në cilën...

Shorti i eliminatoreve të Europianit/ Nuk ka më dyshime, ja në cilën vazo ndodhet Shqipëria

Nuk ka më dyshime, pas ndeshjeve të sotme të luajtur në Ligën e Kombeve, Shqipëria është pozicionuar në vazon e tretë, në shortin që do të hidhet për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Humbja ndaj Izraelit, duket se vulosi përfundimisht fatet e kuqezinjve të Edi Rejës, të cilët ëndërronin një kapërcim në vazon e dytë, që do t’i rriste ndjeshëm shanset e Kombëtares shqiptare, për të tentuar një tjetër kualifikim në grupet e kampionatit Europian.

Së bashku me Shqipërinë në vazon e tretë ndodhen Armenia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Suedia, Islanda dhe Mali i Zi. Në vijim pritet të zbulohen edhe ndarjet e plota të vazove në prag të shortit të eliminatoreve të Europianit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular