Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi zhvilluan një takim me z. Knut Abraham për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Takim i vlefshëm me një mik të mirë të PD dhe Shqipërisë. Ndamë hapur sot mendimet dhe qëndrimet tona me z. Knut Abraham për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Vlerësojmë, si gjithmonë mbështetjen e partnerëve tanë dhe bashkëpunimin me partitë simotra në EPP. E siguruam se jemi të vendosur në rrugën e drejtë që PD dhe opozita do ndjekë duke orientuar vendin në drejtimin euro-atlantik dhe pro-perëndimor.