BallinaKryesoreOrjola Pampuri: Babëzia nuk njeh kufi; këtë herë janë jetimët, ata të...

Orjola Pampuri: Babëzia nuk njeh kufi; këtë herë janë jetimët, ata të cilët duhet të ushqehen më pak, “për të shuar urinë e të babëziturve”

Nga Orjola Pampuri
Babëzia nuk njeh kufi; këtë herë janë jetimët, ata të cilët duhet të ushqehen më pak, “për të shuar urinë e të babëziturve”.
Kontrolli i lartë i shtetit, përgjatë auditimit për ka konstatuar se kosto e ushqimit për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, ka qënë më e ulët se ajo e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, çka do të thotë që fëmijët ushqehen më pak.
KLSH ka konstatuar një tjetër shkelje përsa i përket procedurave të prokurimeve publike me objekt “Blerje mallrash ushqimorë” me vlerë totale të fondit limit 3,5 mln lekë, procedurë në të cilën nuk është paraqitur procesverbali i fondit limit, ku duhet të përfshiheshin elementët si numri i fëmijëve përfitues të ndarë sipas grup moshave, sasitë e kalorive ditore që i duhet çdo fëmije sipas grup moshave.
Po si mund të privosh ata fëmijë dhe nga një nevojë kaq bazike, siç është ushqyerja, aq e domosdoshme për zhvillimin në moshën që ata ndodhen, e përpos të tjerave; si mund të të bëjë zemra të prekësh ushqimin e atyre fëmijëve, si të mund të lësh ata fëmijë të përgjumen të pangopur, të shkojnë në shkollë të paushqyer, a nuk kanë mjaftueshëm boshllëkun e madh të mungesës së dashurisë prindërore?
Për aq kohë sa korrupsioni, gëlon, e askush nga kokat e mëdha nuk preket, sigurisht që më të dobëtit do të jenë “viktimat” e këtij sistemi të kalbur.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular